Një efektiv i policisë rrugore është goditur nga një shofer, i cili ishte në gjendje të dehur.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar 56-vjeçari Sotir Boshnjaku, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier.
Arrestimi i tij është bërë në vendin e quajtur “Rotondoja e Parkut”, ku ai ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.
Ai po drejtonte mjetin tip “BMW X6” me targa “AA 666 LM” dhe ishte në gjendje të dehur.





