Një i “fortë” nga Durrësi u kërkon llogari punonjësve të policisë, se për çfarë arsye patrulla ka ndaluar gjatë punës rutinë, dy shokët e tij.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur tri ditë më parë, ndërsa ditën e djeshme u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për tre të rinjtë: shtetasit O.K. 23 vjeç, K.M. 20 vjeç dhe Ll.K. 28 vjeç, banues në Durrës.

Në datën 30.09.2016, rreth orës 18:45, në rrugën “Aleksandër Goga”, O.K dhe K.M duke udhëtuar me mjetin tip “BMV”, nuk i kanë ndaluar patrullës së policisë.

Por pasi iu është mbushur mendja për të ndaluar, u ka ardhur në ndihmë shoku i tyre më i madh në moshë, 28-vjeçari Ll.K.

Sipas të dhënave nga policia, ai ka mbërritur me një mjet tip “Benz”, duke u kërkuar llogari punonjësve të policisë pse e kanë ndaluar atë mjet.

Policia bën të ditur se materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.