Ndeshja midis Portos dhe Sportingut të Lisbonës është një ndër përballjet më të luftuara të kampionatit portugez, por njëkohësisht edhe tensioni është i madh.

Në minutën e 60-të të ndeshjes së luajtur ditën e djeshme, pati një moment të tillë. Topi shkoi jashtë për rivënie anësore në favor të Sportingut.Ish-mbrojtësi i Realit, Fabio Koentrao, që tani luan për Sportingun shkoi të merrte topin për të kryer rivënien, por topi shkoi poshtë këmbëve të disa punëtorëve të fushës që ishin ulur aty afër.

Ata refuzuan t’ja jepnin topin Koentraos dhe ky i fundit shtyu njërin prej tyre. Në këtë moment u afruan edhe lojtarët e Portos dhe kjo gjë krijoi një situatë të tensionuar midis lojtarëve. Punëtori i fushës që i fshehu topin Koentraos u dënua me largim nga fusha, ndërsa ndeshja përfundoi me fitoren 2-1 të Portos.