Autori i masakrës së Resulajt, Ridvan Zykaj, i cili vrau 8 kushërinjtë e tij ka pranuar shumë qetësisht krimit. Pak pas arrestimit ai u mor në pyetje nga policia.
Me tone ironike 24-vjeçari ka guxuar madje të sfidojë edhe policinë, ndërsa ka thënë se: ‘Më arrestuat shumë vonë’, por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë për masakrën.
I riu u kap nga policia pas më shumë se 12 orësh kërkime nga forca të shumta në periferi të Selenicës.
Me vete i është gjetur edhe arma e krimit. Fill pas arrestimit, teksa qëndonte shumë i ftohtë, ai u dërgua në Drejtorinë e Policisë Vlorë.





