Situatë ekstreme në Amerika, e cila është mbërthyer nga një i ftohtë i paparë, me temperatura në nivele rekordi, shkaktuar nga ajo që quhet “vorbulla polare”.
Foto të dërguara nga njerëzit tregojnë më nga afër se sa ekstrem është i ftohti. Në disa raste, akulli ka hyrë edhe brenda në shtëpi, nëpërmjet prizave e dyerve të korridoreve. Diku tjetër ka thyer xhamat e dritareve.
Thuhet se ky mot ekstrem ndodh një herë në një brez, dhe shumica e ayre që po e përjetojnë sot nuk mbajnë mend një të ftohtë të tillë.
Deri tani i ftohti i ka marrë jetën 12 njerëzve.





