Dimri akoma nuk ka ikur dhe do të japë goditjen e fundit. Ekspertët e Meteo.it parashikojnë se rrymat e ftohta kontinentale pritet të godasin Italinë në ditët në vijim.
Sipas parashikimeve, i ftohti do të ndihet më tepër në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa në jug klima do të jetë më e butë, falë edhe presionit të ulët që do të vijë nga lindja.
Deri rreth datës 20 mars, Italia pritet të jetë nën ndikimin e temperaturave më të ulta sesa mesatarja e stinës.