I ftohti siberian ka përfshirë gjithë Evropën dhe ka shkaktuar të paktën 50 të vdekur, pjesa më e madhe e të cilëve të pastrehë.
Për shkak të motit të keq, ka shumë vështirësi dhe vonesa në transportin publik dhe atë ajror.
E ashtuquajtur “Bisha nga Lindja” nga media britanike, “Ariu i Siberisë” në Holandë apo “Moskë-Paris” në Francë, kjo valë të ftohti ka shkaktuar të paktën 50 të vdekur që prej të premtes.
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në Poloni, gjashtë në Republikën Çeke, pesë në Lituani, katër në Francë dhe në Sllovaki, dy në Itali, në Rumani, Serbi dhe në Slloveni, një në Holandë, në Angli, në Spanjë dhe në Vendet Baske. Në Estoni janë regjistruar të paktën shtatë të vdekur gjatë muajit shkurt.