Një 16-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në Tiranë, i akuzuar për grabitje të mbetur në tentativë. Sipas policisë, shtetasi Xh.S. është futur me thikë në oborrin e shtëpisë së 34-vjeçares A.L. Ai ka qenë i maskuar me tuta në kokë dhe e ka kapur për flokësh gruan duke e kërcënuar për t’i marrë lekët.

Por, 34-vjeçarja është rrëzuar në tokë, dhe adoleshenti është larguar pa marrë gjë. Në cilësinë e provës materiale i’u gjetën dhe sekuestruan katër thika dhe një palë tuta ngjyrë e zezë në formë maske.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.04.2017, u arrestua shtetasi Xh.S., 16 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Iliria“, duke pasur tutat në formë maske në kokë dhe thikë në duar, ka kapur për flokësh dhe ka kërcënuar për t’i marrë lekët, shtetasen A. L., 34 vjeçe, e cila po pastronte oborrin e shtëpisë së saj, por shtetasja A. L., është rrëzuar edhe shtetasi i arrestuar është larguar pa marrë gjë. Në cilësinë e provës materiale i’u gjetën dhe sekuestruan katër thika dhe një palë tuta ngjyrë e zezë në formë maske. Parashikuar nga Nenet 139-22 dhe 279/1Kodit Penal.