Nën akuzë për marrëdhënie seksuale me dhunë është një djalë i ri shqiptar, emigrant në Greqi, pasi u denoncua nga një grua greke. I riu shqiptar akuzohet nga 43-vjeçarja greke se e ka përdhunuar duke i shkaktuar dhe gjendje të fikëti, mëngjesin e datës 9 korrik 2016, tha sot policia e Rodos, raporton NOA.

Policia, tha se nga hetimet zbuloi që i dyshuari kishte qenë më herët i dashuri i 43-vjeçares greke. Gruaja greke tha në denoncim se kishte dalë me miq de ishte argëtuar deri në orën 04:00 të mëngjesit dhe u kthye në shtëpi. Pak minuta më pas dikush trokiti në portë dhe para saj u shfaq 34-vjeçari shqiptar.

Sipas denoncimit të grekes, ai nisi të bërtasë dhe shajë. Grekja tha se u detyrua të hapë portën. Në ato momente ai e kapi nga fyti, i mbylli gojën që mos bërtasë dhe e hodhi në shtrat ku e përdhunoi. Grekja i tha policisë në denoncimin e saj se humbi ndjenjat gjatë abuzimit seksual. I riu shqiptar mbrohet nga avokatja Maria Krikopoulou.

I akuzuari mohon ta ketë përdhunuar greken. Ai tha se ata bënë dashuri me dëshirën e saj madje ajo i dha edhe prezervativ kur do të bënin aktin seksual. I dyshuari tha se para kësaj ata kishin shkuar së bashku në shtëpinë e saj dhe më herët kishin qenë në një lokal duke u argëtuar. Kurse shtoi se gjatë aktit në shtëpi, e eksituar ajo i kishte grisur rrobat.

Por, pak orë pasi kishin bërë dashuri dhe po përgatitej të ikte për në punë, 43-vjeçarja gjeti në xhepat e pantallonave të tij tre prezervativë dhe nisi të klithte plot nerva. Ai i tha se duhet të qetësohej e se po shkonte në punë. Pak orë më vonë, policia shkoi dhe e arrestoi në vendin e punës. Aktualisht i riu po mbahet në paraburgim derisa gjykata të vendosë për të.