Iu gjetën armë të ftohta dhe lëndë narkotike në mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga policia.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në lagjen “Loni Dhamo” është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “BMW”, shtetasi K. A., 34 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat i mbante pa leje.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.





