Një grua braziliane ka folur për kalvarin e vuajtjeve, pasi u mbajt e burgosur për 17 vite së bashku me dy fëmijët, nga bashkëshorti i saj.
Familja mbahej mbyllur në një shtëpi në lagjen Guaratiba, në perëndim të Rio de Janeiro dhe u shpëtua nga policia të enjten.
Ndërsa bashkëshorti është arrestuar. Gruaja pretendoi se i shoqi i kishte thënë se ajo do të largohej nga shtëpia vetëm pasi të vdiste.
Pasi u shpëtua, ajo u ka thënë autoriteteve se së bashku me fëmijët e saj, që mbaheshin të burgosur, ndonjëherë do të qëndronin pa ushqim për tre ditë dhe shpesh ishin abuzuar fizikisht e psikologjikisht, raporton G1.
Shtëpia në të cilën ata mbaheshin robër ishte në gjendje të mjerueshme, me pak dritë dhe e pistë.
Dy fëmijët e moshës 19 dhe 22 vjeç ishin të lidhur dhe të uritur kur u gjetën, sipas policisë.
“Kur pamë gjendjen e dy fëmijëve, menduam se ata nuk do të kishin mbijetuar edhe një javë”, tha një banor i zonës për G1.
Pasi u shpëtuan, nëna dhe dy fëmijët u dërguan menjëherë në spital për t’u trajtuar për dehidrim të rëndë dhe kequshqyerje, raportojnë mediat lokale.
Ndërkohë ka nisur një hetim për të zbuluar përse familja nuk është shpëtuar më herët, pasi një informacion mbi gjendjen e tyre u publikua në vitin 2020.





