Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar se faktet të rënda për skandalin me inceneratorët do të depozitohen në SPAK.

Po ashtu gjatë konferencës me gazetarët, ai shtoi se gjykatësi më i mirë i kësaj afere do të jetë populli shqiptar. Meta tha se se i gjithe shteti është vënë ne dispozicion të aferës së shekullit, duke iu referuar inveneratorëve.

Meta: Situata është tepër tragjike, drejt shkatërrimit të shtetit ligjor pasi kryetari i bashkisë ka angazhuar të gjithë qarkun duke shkelur ligjin jashtë cdo kompetence, pasi janë paratë e qytetarëve, shkojnë të kompanitë.

Këto kompani kanë vendosur këto prona publike peng në banka.

I gjithë shteti është vënë ne dispozicion të aferës së shekullit, aferës së djegësave. Ne vend që të vijnmë lekët nga Hollanda këtu, lekët  e shqiptarëve shkojnë në Hollandë dhe vende të kjera se do të kemi para jush edhe shumë faktë të rënda.  Do të paraqesim këto veprime, akte bazuar në dokumenta të vërteta pranë SPAK dhe instituconeve të drejtësisë. Gjykatësi më i mirë do të jetë populli i Tiranës dhe i Shqipërisë, është më i fyeri nga kjo veprimtari kriminale.