Një grabitje është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën “Ali Baushi”, në zonën e njohur si “Xhamlliku”, ku maskat i kanë marrë një qytetari rreth 10 mijë euro.
Sipas policisë, disa persona me maska kanë goditur me grushte shtetasin A. D. dhe më pas i kanë marrë shumën prej 10.000 eurosh, të cilën sapo e kishte marrë në banesën e shtetasit E. T., shumë të cilën ia kishte dhënë borxh para disa kohësh. Grabitësit kanë pritur momentin e duhur dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Golf”.
Policia ka shkuar në vendngjarje ndërsa janë ngritur pika kontrolli, si dhe është bërë i mundur identifikimi i targës së automjetit që dyshohet se kanë lëvizur autorët.
Shtetasi i dëmtuar A.D. është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.