Një i ri ka rënë pre e grabitësve në rrugën ‘Tre Dëshmorët’ në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 të së enjtes.

J.K., 22 vjeç, është goditur fillimisht në kokë nga persona të paidentifikuar dhe më pas i kanë marrë telefonin dhe një varëse.

I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve pas goditjes që mori gjatë grabitjes.

Policia po punon për kapjen dhe identifikimin e autorëve.