Një spikere lajmesh në BBC është gjendur në një situatë shumë të sikletshme, pasi pak para se të dilte në transmetim i është grisur fustani në pjesën e pasme.
Në ndihmë i kanë ardhur menjëherë kolegët, të cilët e kanë kapur me kapse dhe karfica pjesën e grisur të fustanit, duke e nxjerrë gruan nga sikleti i momentit.
Liz Beacon, 43 vjeç, u tensionua jo pak në sekondat e fundit para se të dilte në transmetim direkt. Kolegët kanë realizuar edhe një numër fotografish, të cilat u komentuan shumë në media. Të shumtë ishin ata që vlerësuan gjestin e kolegëve të Beacon.





