Vasil Biba, personi i gjetur në Dajt i ekzekutuar me dy plumba dhe i groposur, ishte zhdukur që prej 1 dhjetorit të vitit 2015.

E shoqja e tij, ka bërë kallëzimin në Polici një javë më pas për zhdukjen e bashkëshortit. Nga mënyra se si ka bërë kallëzimin e shoqja e Bibës, janë ngjallur dyshime.

Sipas gazetës “Panorama”, ajo e dinte që bashkëshorti i saj ka qenë vazhdimisht nën kërcënim për mashtrimet që kishte kryer dhe se mbetet i pashpjegueshëm fakti që ajo ka pritur 1 javë për të bërë denoncimin.

Një tjetër fakt që ngre dyshime është se ajo ka lënë adresë dhe numër të rremë telefoni dhe është zhdukur pa lënë gjurmë.