LIBRAZHD- Një ngjarje aspak e zakontë është regjistruar sot në një fshat të Librazhdit. Pas një konflikti për tokën shtetasi Jashar Hoxha ka dhunuar bashkëfshatarin e tij dhe më pas i ka hedhur benzinë në trup, duke i vënë flakën.
Pas plagëve të marra shtetasi S. Poci është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Policia e Librazhdit me të mësuar ngjarjen ka arrestuar 65-vjecarin Hoxha, i cili akuzohet për tentativë vrasje.