Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një sasi tritoli eshte hedhur në oborrin e banesës se një personi.

Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka bërë me dije se ka arrestuar dy personat e dyshuar për këtë krim.

Mësohet se në pranga kanë rënë Klevin Palushaj, 22 vjeç dhe Paulo Palushaj, 24 vjeç, banues në fshatin  Stajkë, Njësia Administrative Bushat, Vau Dejës, të dy vëllezër.

Arrestimi i vëllezërve Palushaj u bë pasi në fshatin Paçram, Bushat, Vau Dejës, rreth orës 01.40 dyshohet se kanë hedhur në oborrin e banesës së shtetasit P.P.,  58 vjeç, një sasi lënde shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale, ku si pasojë e shpërthimit  është dëmtuar automjeti tip Benz me targë AA 671 PR , e shtetasit P. P.

Dyshohet se dy vëllezërit e kanë hedhur lëndën shpërthyese në shenjë hakmarrje si pasojë e një konflikti për motive të dobëta të ndodhur disa kohë më parë me shtetasin P.P.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit , e kryer në bashkëpunim”.