Ish-drejtoresha e Doganave dhe aktualisht kandidate e Partisë Socialiste për deputete në Korçë, Elisa Spiropali, ka sqaruar se përse nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë Alfred Peza.

“Peza ka deklaruar se nuk do të kandidojë, e tha këtë në Kryesi. Nuk ka një pengesë ligjore, por për të fshirë gjithë llumin që është hedhur mbi të, Peza ka vendosur që së pari të përballet me ata që kanë hedhur akuzat dhe më pas do të vazhdojë karrierën”, sqaroi ajo në studion e “Tonight Ilva Tare”.

Sa i takon mungesës së opozitës në zgjedhje, Spiropali nuk ka nguruar t’i bëjë thirrje demokratëve të mos i bojkotojnë ato, ndonëse afatet për regjistrimin e kandidatatëve kanë skaduar tashmë.