Një 16-vjeçar është arrestuar në Brazil pasi ka rrëfyer se ka vrarë prindërit që e kishin birësuar dhe motrën, ngjarje e ndodhur në Sao Paulo.
Djali u tërbua pasi prindërit i hoqën celularin dhe kompjuterin. Ka qenë vetë 16-vjeçari që ka lajmëruar policinë dhe i tha se kishte përdorur armën e të atit, i cili punonte si roje bashkie.
Në dëshminë e dhënë, ai ka pretenduar se kishte një marrëdhënie të keqe me prindërit e tij, që e kishin birësues.
Sipas 16-vjeçarit, prindërit e kishin konsideruar si një “hiç” dhe se i kishin hequr celularin dhe PC-në si ndëshkim, duke e penguar që të bënte një prezantim në shkollë.
Pasi ka kryer krimin, adoleshenti ka hyrë në kuzhinë, ka drekuar dhe ka shkuar në palestër sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Të tre trupat u gjetën në gjendje dekompozimi në shtëpinë e familjes, që ndodhet në lagjen Vila Jaguara.