Kush ka aluduar këtë periudhë se raporti i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, nuk është si më parë me kreun e klubit korçar, Ardjan Takaj, ka marrë një përgjigje shumë domethënëse në mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Elbasan Arena”.
Takaj-dhe-Duka-470x402
Numri një i institucionit të futbollit shqiptar, jo vetëm që e ndoqi ndeshjen në krah të Takajt dhe ish-presidentit të Skënderbeut, Agim Zeqo, por festoi si i çmendur për kualifikimin e korçarëve ndaj çekëve të Mlada Boleslav.

Ndeshja dramatike, që u vulos nga penalltitë, bëri që emocionet të ishin të mëdha, jo vetëm tek të pranishmit në stadium, por edhe te vetë Duka. Fotografi nga Shkodra, Fatlum Kurtaj, e ka kapur Dukën në një moment si kurrë më parë.
Duka-470x634
Është nga ato foto, që ka pak diferenca me një ultras të vërtetë të Skënderbeut. Natyrisht, gëzimi ishte i ligjshëm, pasi korçarët përfaqësojnë futbollin shqiptar në Europë dhe tashmë janë ekipi i vetëm që pretendojnë një vend në fazën në grupe.

Gjithsesi, lind pyetja nëse të njëjtën gjë do të bënte presidenti i FSHF-së me skuadra të tjera shqiptare, që gjithashtu kanë pasur sukses në Europë gjatë viteve të kaluara.
Duka-Skenderbeu-470x570
Pas vendimit të Komisionit të Etikës në muajin qershor, ku Skënderbeu u dënua me heqjen e titullit të sezonit 2015-2016, klubi korçar në një deklaratë për shtyp, ndër të tjera theksonte: “Vetëm Komisioni i Etikës së Federatës Shqiptare të Krimit në Sportin e Futbollit mund të jepte një vendim të tillë."