27 dhjetor 2014 –  Ndonëse ajo dëshiron një famije të madhe, duket se kjo gjë nuk është e mundur për Kim Kardashian. Para se ajo të sillte në jetë vajzën e saj, tre mjekë i kishin hequr të gjitha shpresat se ajo mund të ngelej shtatzënë. Sipas disa zërave pranë Kim, ajo në mënyrë të vazhdueshme është vizituar në mjekë të ndryshëm, pasi dëshiron të lind një vajzë dhe një djalë. Kim nuk mund të ketë fëmijë tjetër veç North, ndaj ajo është shumë e trishtuar. Ajo ka shkuar të kryejë kontrolle tek mjekët specialist por ata i'a kanë bërë të qartë asaj dhe Kanye se një fëmijë i dytë është i pamundur për ta. Madje sipas tyre, lindja e North West ka qenë një mrekulli, pasi më herët 3 doktorë të ndryshëm i kishin thënë Kim se ajo nuk mund të mbetej shtatzënë.

“North West ishte një fëmijë mrekulli. 3 mjekë i thanë Kim se ajo s’mund të mbetej shtatzënë përpara se North të ngjizej”. Për këtë gjë Kim foli edhe për revistën Elle ku tha:

"Disa vite më parë më thanë se nuk do të mbetesha kurrë shtatzënë. 3 mjekë të ndryshëm më thanë të njëjtën gjë. Ndaj doja t’i ngrija vezët e mia, por mora vesh se isha shtatzene me North”, ka rrëfyer Kim, e cila këtë shqetësim e ka ndarë me miqtë dhe familjarët e saj.

Në të njëjtën intervistë, Kim tha se dëshironte që shumë shpejt të kishte fëmijë të tjerë. "Dua një djalë dhe një vajzë tjetër. Dua shumë të kem një familje të madhe për North dhe dua që kjo gjë të ndodh natyralisht”, u shpreh Kim. Për Kim, vajza është gjithçka, ku shquhet edhe për veshjet ekstravagante që i stilon për të. Në mediat rozë shpesh fotot e vajzës janë në vëmëndje, për shkak të shpenzimeve të tepruara për të.