Mungesa prej më shumë se 24 orësh e 71-vjeçarit Rakip Arapaj ka alarmuar familjarët e tij.
I moshuari nga Durrësi, banor i lagjes nr.1 në qytetin bregdetar, ka dalë nga banesa mëngjesin e së premtes dhe ka humbur më pas kontaktet me ta.
Familjarët bëjnë të ditur se në momnetin kur ka dalë nga shtëpia, 71-vjeçari kishte veshur tuta të zeza, bluzë ngjyrë kafe me mëngë të shkurtra, këpucë kafe dhe kapele të zezë bejsbolli.





