Një i moshuar i cili kishte humbur kontaktet me familjarët që para 3 ditësh, është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Himarë.

Reth orës 07:36, Policia thotë se është gjetur i mbytur në një kanal shtetasi L.A rreth 66 vjeç, banues në Borsh.

Nga dëshmitë e familjarëve, ky shtetas vuante nga shëndeti mendor dhe i kishte humbur kontaktet me ta 3 ditë më parë, pasi ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.