Një 35- vjeçar shqiptar nga Kavaja është gjetur i vdekur në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Sipas BalkanWeb, bëhet fjalë për shtetasin Riku Beu nga Kryevidhi i Kavajës.
Prej disa javësh ai rezultonte i humbur, teksa trupi i pajetë i ishte gjetur në Shkup i groposur.
Nga analiza e ADN-së së shenjave të gishtave, rezultoi se ato përputhen me atë të Beut.





