Një vajzë e re 20-vjeçare është përdhunuar gjatë natës, pasi një djalë i ka hyrë me forcë në banesë.
Policia e Korçës ka arrestuar autorin, shtetasin David P, 24 vjeç, banues në Korçë.
Policia thotë se “arrestimi i tij u bë pasi, më datë 03.10.2017, ky shtetas dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një shtetaseje 20-vjeçare dhe ka kryer me këtë të fundit, marrëdhënie seksuale me dhunë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.





