Policia e Durrësit ka arrestuar një 27-vjeçar, të akuzuar për vjedhje.
Bëhet fjalë për shtetasin Roland Peroj 27 vjeç, banues në Durrës, i dënuar edhe më parë për vjedhje.
Dy net më parë më 12 mars, në orën 22:30, në lagjen nr.3 ai ka tentuar të vjedhë një automjet tip “Benz”.
Makina ishte e shtetasit E.Ç. 29 vjeç, dhe ndodhej e parkuar në garazh, bëjnë të ditur burimet policore.





