26 prill 2015 – Një 25 vjeçar hyri në banesën e një të miture, duke e rrahur e më pas përdhunuar atë. Policia e Vlorës prangosi dje pak kohë pas ngjarjes Daniel Çulanaj, banor i qytetit, i cili akuzohet se ka hyrë në shtëpinë e 15-vjeçares A.S.
“Ai ka ushtruar dhunë e më pas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Autori u largua nga banesa e të miturës, por shërbimet e policisë së Vlorës identifikuan dhe e ndaluan”, tha sot policia e Vlorës.
Nga të dhënat e para rezulton se e mitura është njohur në rrjetet sociale me 25-vjeçarin, pa e menduar se çfarë do i ndodhte.
Të gjitha materialet iu kaluan organit të Prokurorisë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”