Një grua është larguar nga shtëpia, duke alarmuar bashkëshortin e saj, i cili i është drejtuar policisë së Durrësit për të bërë denoncimin përkatës.
“Më datë 08.11.2025, ka kallëzuar shtetasi A. P., 45 vjeç, banues në Durrës, se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja S. B., 29 vjeçe, dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj. Po punohet për gjetjen e 29-vjeçares.”- njofton policia.





