Arrestohet nga policia italiane një 41-vjeçar shqiptar i cili ka shkaktuar panik e ankth për disa orë tek banorët e një pallati në Pontedera, të cilin e kishte sperkatur me benzinë dhe kërcënonte t’i vinte zjarrin.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 17:00 pasdite shkruajnë mediat italiane, të cilat thonë se policia arriti ta ndalonte shqiptarin para se të bënte “gjestin e çmendur”.

Policia e ndaloi atë duke përfituar nga një moment shpërqendrimi i tij. Policia dhe zjarrfikës të shumtë shkuan në vendngjarje. Mësohet se 20 familja nga pallati ishin evakuuar.

Shqiptari u arrestua dhe akuzohet për tentativë masakre dhe dhunë në familje. Motivi sipas mediave italiane, ishte se shqiptari ishte tërbuar nga xhelozia për bashkëshorten e tij, e cila i kishte ikur nga shtëpia dhe ishte strehuar në këtë pallat, ku jetonin disa të afërm të saj.