Një 19-vjeçare nga Durrësi ka alarmuar nënën e saj, pasi, një ditë më parë, është larguar nga shtëpia rreth orës 12.00 për të mos u kthyer më.
Pasi ka pritur disa orë të vihej në kontakt me vajzën e saj, shtetasja M.Ç. 43 vjeçe i është drejtuar komisariatit të policisë për të bërë denoncimin.
Policia e Durrësit ka nisur punën për të gjetur vajzën e re me iniciale M.Ç.





