Teutës i iku fitorja në minuat e fundit ndaj Kukësit. Trajneri i durrsakëve, Renato Arapi u shpreh i zhgënjyer për golin e pësuar.

“Për nga mënyra si e interpretuam ndeshjen ,ishim perfekt përveç rastit të golit. Kishim mundësi të dyfishonim rezultatin por nuk ja dolëm. Kemi punuar gjatë kësaj periudhe me pjesën e mbrojtjes dhe në momentin që do fillonim presingun të mos dribloheshim. Duhet të jemi më pragmatisk dhe të jemi më të përqendruar në lojë.

Megjithatë ekipi më pëlqeu pasi vendosëm në zbatim ato që kemi punuar gjatë javës”.