Ndërron jetë pas infektimit me koronavirus ish-Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Colin Powell.
Ai ka humbur betejën me virusin e rëndë në moshën 84-vjeçare.
Powell ishte një politikan amerikan, diplomat dhe gjeneral në pension i cili shërbeu si Sekretari i 65-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 2001 deri në vitin 2005.
Ai ishte Sekretari i parë Afrikano-Amerikan i Shtetit.





