Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili ditën e djeshme rezultoi pozitiv me Covid-19 ka lënë pallatin “Elysée” për të vazhduar karantinën në rezidencën zyrtare të krerëve të shtetit në Versajë, “La Lanterne”.
Presidenca nënvizon se Macron, i cili ka udhëtuar pa bashkëshorten e tij, Brigitte do të jetë vazhdojë punën edhe gjatë izolimit të shtatë ditëve të ardhshme.
Sipas zyrës së presidencës. Macron ka disa simptoma të koronavirusit, si kollë, lodhje fizike dhe pak temperaturë.