Tonin Ndoka, efektiv i repartit zjarrfikës në Mirditë, është ndarë nga jeta sot pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.
Mësohet se ai prej 10 ditësh ishte infektuar me koronavirus, ndërkohë që humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv në kryeqytet.
Ndoka ishte baba i dy fëmijëve dhe ishte pjesë e Zjarrfikëses së Mirditës që prej 2017-ës.





