Një familje akuzon spitalin se i ka injektuar të afërmit të tyre me ethet e dengës (një sëmundje e mushkonjave) lëng limoni në vend të plazmës imune dhe për pasojë ai humbi jetën.

Familja e viktimës që banon në qytetin e Allahabad, në shtetin Uttar Pradesh në Indi.

Ndërkohë që familja ka bërë kallëzim penal për ngjarjen në fjalë, spitali ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja është vulosur.

Në videon e shpërndarë nga një gazetar në rrjetet sociale pas incidentit, tërheq vëmendjen fakti se sa të ngjashme ishin plazma imune dhe lëngu i limonit nga jashtë, dhe u bëri thirrje autoriteteve të marrin masa për këtë çështje.

Zv.Kryeministri i Uttar Pradesh, Brajesh Pathak, tha në një deklaratë se hetimi për incidentin vazhdon dhe se mostrat e plazmës imune të marra nga spitali u dërguan për testim.

“Raporti i testit do të vijë brenda disa orësh. Do të merren masa të rrepta ndaj fajtorëve në këtë rast”, tha zv.Kryeministri Pathak.