Koronavirusi i ka marrë jetën mësuesit Spiro Panariti, nga Elbasani. Mësohet se prej disa ditësh 55-vjeçari, ishte i intubuar por nuk mundi t’i mbijetonte dot virusit.

Për ndarjen nga jeta të mësuesit ka reaguar edhe drejtoresha e DAR, Anila Çota e cila përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se kontributi i tij do t’i mungojë nxënësve, kolegëve dhe gjithë komunitetit.

Statusi:

Ndahet nga jeta mësuesi Spiro Panariti!

55 vjecari duararte qe prej 20 vitesh punonte si mësues i edukimit figurativ ne shkollën ” Luigj Gurakuqi ” Elbasan do te mbetet gjate ne memorien e nxënësve, kolegeve dhe tere komunitetit për fjalët e tij te ëmbla, për talentin dhe perkushtimin e tij!

Dora e tij do jete prezente ne çdo cep te shkollës ku ai ka shprehur ndjesitë e tij për çdo aspekt te edukimit!

Mesues Spiron do ta kujtojmë si njeriu fjalepak e punë shume qe gezonte respektin e te gjithëve!
Lamtumire piktori yne, mesuesi yne, shoku yne i mire!

Spiro Panariti prej 20 vitesh punonte si mësues i Edukimit Figurativ në shkollën “Luigj Gurakuqi”, në Elbasan.