Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Orikum të Vlorës. Mësohet se një 51-vjeçar është vetëvarur me litar.

Policia e Vlorës bën me dije se shtetasi me inicialet A.M., është gjetur i varur në litar nga familjarët e tij në një nga ambientet e banesës.

Nga verifikimi paraprak 51-vjeçari nuk ka pasur dëmtime të tjera ose shenja dhune në trup.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.