Urdhëroni një dilemë që asnjë çift në tokë, përveç Kim Kardashian dhe Kanye West, s’do t’i duhet të zgjidhë: ç’të bësh kur njërit prej jush i ofrohet një çek prej një milion dollarësh për të postuar foto në Instagram?

Teksa ne vrasim mendjen ç’lloj buqete të blejmë, Kim po bluante a ta pranonte apo jo marrëveshjen një milion dollarëshe me një firmë rrobash.

Kur pyeti Kanye-n, ai u shpreh i pakënaqur. "Firma po kopjon Yeezy, prandaj refuzoje ofertën me mire", i tha Kanye.

“Kanye ishte larg shtëpisë duke regjistruar albumin dhe më dërgoi një zarf. E hapa dhe ishte një çek prej 1 milion dollarësh dhe një shënim ku shkruhej ‘Faleminderit që më mbështet dhe që nuk postove,’ tha Kim. 

Kim vijon më tej duke treguar se e ema e pyeti: "A do i tërheqësh?’

"Sigurisht që do t’i tërheq, s’kam turp. U ndjeva në faj në fillim, por pas dy ditësh…më shumë para për mua.”, tha Kim.

S’ishte fundi. Kanye gjithashtu i dhuroi një përqindje nga Yeezy, kompania e tij.