I ka dhënë automjetin tip Volkswagen me qira, por kur kanë kaluar disa ditë, e ka kuptuar se e kanë mashtruar.

Kështu i ka ndodhur një shtetasi nga Durrësi, që në datë 20 prill i ka dhënë me qira 47-vjeçarit A.H., nga Tepelena mjetin tip Volkswagen.

Por pasi ka pritur për rreth 2 javë që t’i kthehej makina, 43-vjeçari nga Durrësi, D.K. ka bërë denoncimin në polici.

Pas marrjes së dëshmisë së tij, efektivët e rendit kanë nisur punën për të kapur mashtruesin nga Tepelena.