Këngëtarja Eni Koçi feston sot ditëlindjen.
E sigurisht mes urimeve të shumta të miqve dhe ndjekësve në rrjete sociale, urimi më special ishte ai i partnerit të saj, Genc Prevlukajt.
"Urime ditëlindjen Bella. E bukur në shpirt që i jep ngjyrë ditëve të mia, edhe 100 të tjera të lumtura"-shkruan Genci krahas fotos së Enit.
Sigurisht që ky urim e ka emocionuar Eni Koçin, e cila e ka ripostuar urimin e Gencit shoqëruar me emoji zemrash.





