Familjarë, miq, kolegë e të afërm i dhanë lamtumirën aktorit veteran të trupës së Durrësit, Milto Profi.

Homazhet u zhvilluan në hollin e teatrit "Aleksander Moisiu".

Ish-kolegët e kujtuan me dhimbje largimin e aktorit dhe regjisorit Profi, i cili i përket brezit të parë që mbaroi Akademinë e Arteve e që solli ndryshimin cilësor në Teatrin dhe Estradën e qytetit bregdetar.

Profi humbi jetën si pasojë e një infarkti disa ditë me parë. Ish-kolegët Xhelal Tafaj e Dashamir Sinanaj, dy miq të vjetër të tij, me lot ne sy, i thanë lamtumirë mikut e kolegut të tyre

K.H.