Trupi i pajetë i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare shqiptare e cila u vra mizorisht me thikë nga ish i dashuri i saj, Mark Anthony Samson, ka mbërritur në shtëpinë e saj në Viale dello Stadio, Terni, ku do të kryhet dhe ceremonia mortore.

Sipas pamjeve të raportuara nga ANSA, jashtë banesës së saj dhjetëra persona, të afërm, miq dhe të njohur të vajzës, prisnin kortezhin mortor për ta shoqëruar deri në varrezat e Ternit në orën 14.00.

ilaria sula arkivoli

Portat e godinës ku banon familja janë të mbuluara me tabela, mesazhe dhe lule në kujtim të të resë.

Jashtë banesës është parë edhe nëna e Ilarias së ndjerë, e cila ka thirrur emrin e vajzës së saj dhe më pas është larguar nga të afërmit për shkak të gjendjes së rënduar.

arkivoli ilaria sula

Kujtojmë se Ilaria u shpall e zhdukur më 25 mars, por rreth një javë më vonë, u zbulua se ajo ishte vrarë nga ish-i dashuri i saj.

I riu me të cilin ajo kishte pasur një lidhje dashurie e kishte goditur tri herë me thikë në qafë dhe më pas e futi në një valixhe dhe e hodhi në humnerë.

sula ilaria sula

Në Terni, siç vendosi kryebashkiaku Stefano Bandecchi, parashikohet “shfaqja e flamujve në gjysmështizë” në shenjë zie. Ndërkohë në Romë, në Sapienza, mësimet janë pezulluar në kujtim të Ilarias.