Policia ka arrestuar në flagrancë një 52-vjeçar pasi ka aksidentuar një grua në aksin Gjirokastër-Kordhocë, duke qenë i dehur në timon.
Në vendin e quajtur "N.SH.N", me iniciale B. Ç., duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.11 mg/l, ka goditur shtetasen L.G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër, gruaja e plagosur është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.





