Kryeministrja italiane Giorgia Meloni duket se nuk ka qenë në Shqipëri vetëm për marrëveshje ne emigrantëve apo diskutime politike me homologun e saj, Edi Rama.

Mediat italiane kanë zbuluar së fundmi se kryeministrja kërkon të blejë një vilë luksoze në bregdetin shqiptar.

“Meloni ia ka vënë syrin një vile në një resort në Shqipëri”, shkruan media italiane, ndërsa bëhet fjalë për një vilë në zonën e lakmuar të Palasës, ku çmimi i saj shkon në qindra mijëra euro.

Media italiane thotë se e ka konfirmuar lajmin nga burime politike dhe diplomatike në qeverinë shqiptare.

“Një zgjedhje legjitime, por me një vlerë simbolike interesante. Gjë që ‘çimenton’ marrëdhëniet mes Romës dhe Tiranës”, shkruan “Il Foglio”.