Drejtuesi politik i PD për qarkun e Durrësit, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së sotme të kryeministrit Rama që pranoi se do të kandidonte në Vlorë dhe Durrës më 25 prill.

Ndërsa i kujton Ramës se është i zhytur në borxh jo vetëm me Durrësin, por me gjithë Shqipërinë, Paloka thekson se “borxhin nuk e lan vetëm shporrja jote më 25 prill!”

Sipas nënkryetarit të PD-së, Rama do të duhet të japë llogari për atë që i ka bërë Durrësit dhe Shqipërisë.

“Ti je i zhytur ne borxh jo vetem me Durresin, po me gjithe Shqiperine. Borxh qe nuk e lan vetem shporrja jote me 25 prill! Do te duhet te japesh llogari nje me nje per cfare ju ke bere durrsakeve dhe gjithe shqiptareve keto vite!”,– shkruan Paloka në statusin e tij.

Ti je i zhytur ne borxh jo vetem me Durresin , po me gjithe Shqiperine . Borxh qe nuk e lan vetem shporrja jote me 25…

Posted by Edi Paloka on Monday, February 1, 2021