Gjatë mbrëmjes së djeshme duket se shtëpia e “Big Brother VIP” është kthyer në një arenë debatesh dhe përballjesh të forta.
Në qendër të diskutimeve ishte Arjola, e cila e fryrë nga diskutimet e nisura që nga spektakli i së premtes, ka diskutuar me banorët e saj më të afërt.
Aktorja e njohur është akuzuar shpeshherë për viktimizim dhe pikërisht në këtë pikë e mbështeti edhe replikën e saj.
“Kanë frikë se viktimizimi im më jep pikë. Ata kanë harruar që unë nuk i kam dalë ndonjëherë publikut dhe t’i them që më votoni mua sepse jam gjynah”, tha Demiri e revoltuar teksa bisedonte me Ilirin, Monikën dhe Big Mamën.
Arjola gjithashtu ka pasur një debat edhe me Donaldin, me të cilin duket se marrëdhënia e tyre është krisur. Aktori i humorit e akuzoi aktoren se mbështet dhe favorizon lojën e Ilirit, gjë e cila nxiti shumë debate dhe komente.
“Unë i kam larë të mbathurat Donaldit, vinte Semi dhe m’i sillte me qese. Ka fytyrë dhe më pyet se çfarë kam bërë unë për të. Unë kam prishur rehatinë time për t’i bërë shërbim të gjithëve këtu edhe pse nuk e kam për detyrë. Të gjithë flinin kur unë përgatisja bukën deri në orën 15:00. Nuk ia kam prishur tymin e cigares askujt dhe vijnë më kërkojnë llogari. Detyrë kam vetëm për ata fëmijë që kam në shtëpi’’, tha ajo e revoltuar.