Sali Berisha duke tymosur një cigare. Shumicës prej nesh ky imazh vështirë të na vijë në mendje sado të gërmojmë arkivën.
Por Doktori zbuloi në Why?Not se e ka pirë cigaren si i ri dhe se e ka lënë përgjithmonë në 1977.
Parimi i tij mbetet ai i Kamys: “Duhet të jesh mik i të gjitha kënaqësive normale por jo skllav i tyre“
Berisha: Cigaren nuk e pi, e kam lënë në vitin 1977 dhe se kam vënë kurrë më në gojë. Kam vullnet të hekurt. Cigarja është realisht një armik i njeriut, i faktuar nga mijëra studime. Ka edhe individë që në moshën 90-vjeçare që e pinë dhe nuk kanë parë ndonjë dëm, por ky është përjashtim. Rregulli është se cigarja është e dëmshme. Pasi kam menduar gjatë dhe kam arritur në përfundimin se ky është një armik unë jam ndarë, i kam thënë mirupafshim përgjithmonë. Albert Kamy thotë: Duhet të jesh mik i të gjitha kënaqësive normale por jo skllav i tyre. Njeriu nuk duhet të skllavërohet, kur sheh që ka dëmtime stop.