Një 55-vjeçar në Divjakë është arrestuar nga policia pasi në banesë iu gjetën kallëpe tritoli dhe municione. 

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se në banesën e 55-vjeçarit P.P. kishte eksplozivë dhe objekte të tjera të paligjshme. 

Kështu, gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën 2 kallëpe tritoli, 2 fitila zjarrpërcjellës, 6 kapsolla detonatorë, 2 krehëra automatiku dhe 60 fishekë. 

55-vjeçari u arrestua në flagrancë.