ITALI, 24 mars 2013– Një i ri shqiptar dhe një vajzë polake janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për shpërndarje droge.
Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në qytetin Tortona të Italisë.
I arrestuari shqiptar është identifikuar si Jashar Becerri, 25 vjeç, ndërsa 25-vjeçarja polake si Katarzyna Boguszewics.
Të dy të rinjtë ishin prej kohësh nën vëzhgimin e policisë italiane për shpërndarje droge.
Në momentin e arrestimit ata kanë qenë duke udhëtuar në rrugët e qytetit me një makinë tip “Fiat Punto”.
Pas kontrollit që policia ka ushtruar në makinën e tyre ka gjetur 22 gramë kokainë, e cila ishte e ndarë në 110 doza për t’u shitur tek përdoruesit.
Të rinjtë po merren në pyetje nga policia për të zbuluar vendin e furnizimit me drogë.





